Gorani: Një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë është e bindur se lufta është e pashmangshme

Aktuale

Gorani: Një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë është e bindur se lufta është e pashmangshme

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 21:26
Dukagjin Gorani

Dukagjin Gorani, gazetar, që një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë besojnë që “lufta është e pashmangshme”.

Ai në “Pressing” ku i ftuar është nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka kërkuar që të jetë konkret se cila është zgjidhja për Kosovën për të dalë nga kjo situatë.

Gorani ka thënë se shoqëria kosovare është ndryshe prej shoqërive të tjera në rajon – shkak i “mundësisë së luftës”, që është instaluar si diskurs.

Ka vazhduar duke thënë se nuk është në rregull që shoqëria të vihet në një pozicion të tillë.

“Ne jemi ardhur situatë me jetu ndryshe nga tjerët në rajon. Ne jetojmë me frikë, këtu ka përqindje të konsiderueshme të shoqërisë që janë të bindur që lufta është e pashmangshme, edhe që shkatërrimet janë të paevitueshme. Nuk është korrekte me sjellë shoqërinë në këtë situatë, por edhe duhet me ndërpre diagnostikimin e vazhdueshëm në të cilën jemi, dhe me qenë gjendje me inisistu prej akterëve politikë më ofru zgjidhje”, ka thënë Gorani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat