“Vuçiq - një Millosheviq i vogël pa dhëmbë”

Aktuale

“Vuçiq - një Millosheviq i vogël pa dhëmbë”

Nga: A.SH Më: 14 shtator 2024 Në ora: 10:48
Vuçiq, Millosheviq

Ish-shefi, Burim Ramadani, ka thënë se Vuçiq është një Millosheviq i ri, që sipas tij, i vetmi dallim është te kapaciteti.

Tutje, ai thotë se Vuçiqi synon “Serbinë e Madhe” apo “Botën Serbe” në kurriz të popujve tjerë në Ballkan.

Postimi i plotë:

Vuçiq - një Millosheviq i vogël pa dhëmbë

Retorika ultra-nacionaliste e lidershipit në Serbi jo vetëm që po dëmton mundësitë për ecje para të rajonit tonë, por edhe po mban tensionimin në gjendje të vazhdueshme. Nuk do mend që - bazuar në retorikën dhe veprimet - Vuçiq është një Millosheviq i ri, derisa atij të vjetrit i pati shërbyer me besnikëri.

Dallimi i Vuçiqit me Millosheviqin nuk është te qëllimi, por te kapaciteti.

Vuçiqi sot është pa dhëmbë. Nuk ka kapacitet luftarak, megjithëse qëllimet i ka të njëjta me paraardhësit e tij politik. Pra, synon “Serbinë e Madhe” apo “Botën Serbe” në kurriz të popujve tjerë në Ballkan.

Në anën tonë, në Kosovë, e tërë rruga përpara është dhe duhet të mbetet qëllimi dhe veprimi në anëtarësil në NATO. Duke pasur NATO-n që na mbron, Kosova duhet dhe mund të bëjë hapa seriozë drejt anëtarësimit.

Normalisht, këtë interes kombëtar së pari duhet kuptuar thelbësisht dhe, së dyti, duhet bashkëvepruar me partnerët kryesorë.

Mumdësitë që ka Kosova për të përmbyllur sigurinë e vet kombëtare janë mundësi unike. Sa më shumë gabime taktike aq më shumë huqje strategjike. Dhe, kjo pastaj kthehet në situatë të pafalshme.

Kosova nuk frikësohet nga dhëmbët e Vuçiqit. Në të njëjtën kohë, veprimet e Kosovës duhet të jenë në bazë të planifikimeve afatgjata dhe të mos ndikohen në asnjë rast nga panikat vendimmarrëse të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat