Nesër në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), i kanë thënë RTKlive se dëshmitari i së hënës do të dëshmojë në seancë të mbyllur dhe prokurori do të lexojë një përmbledhje të provave.
Ndryshe në këtë rast gjyqësor Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se Trupi Gjykues ka pranuar dëshmitë dhe provat materiale shoqëruese me shkrim të 9 dëshmitarëve në çështjen gjyqësore kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Detaje tjera nuk u japen.