Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Faziu, janë nisur për në Hagë nga zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë ku po mbaheshin prej të enjtes.
Për avokatin Tomë Gashi bastisjet me urdhër të Gjykatës Speciale në shtëpinë e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit janë shkelje drastike të të drejtave të njeriut.
Në një intervistë në “Ora News” Kuçi u shpreh se Gjykata Speciale është një strukturë e ngritur që funksionon kundër Kosovës dhe kundër interesave të shqiptarëve.
“Gjykata Speciale fatkeqësisht përdor me qindra e mijëra dokumente të Serbisë, atëherë është paksa e pamundshme që t’i besosh kësaj gjykate, edhe pse kjo gjykatë në prizmin tim është një gjykatë anti-kombëtare, anti-shqiptare, anti-UÇK, anti-Kosovë dhe ky turpi i madh që ka ndodhur me 2 gusht të 2015-ës duke e votuar këtë gjykatë Speciale, ne po korrim sukseset e atij votimi katastrofal”, vlerësoi në gjykimin e tij avokati Tomë Gashi.