Aktivitetet elektorale të partive politike

Aktuale

Aktivitetet elektorale të partive politike

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 07:42
Foto ilustrim

Fushata zgjedhore edhe sot i gjen me vizita të shumta partitë politike.

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku do nis ditën me tubim elektoral në Viti, ku pastaj do të takohet me gratë e Gjilanit. Ai do të zhvillojë takime edhe me banorët e Zhegrës, Hajvalisë e të Matiqanit.

Ndërkaq koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal do mbajë dy tubime zgjedhore, njërin në Klinë e tjetrin në Viti.

Sakaq Koalicioni për Familjen sot mban tubim në Rahovec.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat