“U bashkuan të gjithë kundër Albin Kurtit!”

Aktuale

“U bashkuan të gjithë kundër Albin Kurtit!”

Nga: A.M. Më: 7 mars 2025 Në ora: 22:15
Albin Kurti

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka dalë me një shkrim në Facebook, ku tha se të gjitha partitë politike u bënë bashkë kundë Kurtit, mirëpo sërish ky i fundit i mposhti fuqishëm.

Në këtë rast, familja e veprimtarit kishte disa fjalë për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku tha se “A e ka kuptuar LDK-ja se me gazetarët "hibride" të PDK-së e AAK-së nuk mund të fitojë?”

Ndër të tjera, shtoi se nëse kryetari i LDK-së me të vërtetë merr përgjegjësi, siç po deklaron le të jep dorëheqje, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

U bashkuan të gjithë kundër Albin Kurtit!

Të gjithë!

Edhe të bashkuar, edhe të ndarë – me strategji, sigurisht. Të bashkuar në një kauzë.

 "Ta rrëzojmë Kurtin!"

Të ndarë në zgjedhje, sepse, hajde, duhej bërë pak lojë taktike.

LDK-ja nuk mund të dilte hapur me PDK-në e AAK-në, se pastaj s’do merrte votat që mori.

 Por, le ta pranojmë, të gjithë e dinin se ishin bashkë, e për më tepër, kishin edhe "skuadrën mediatike" me vete 'gazetarët' e njëjtë që mbështesnin opozitën e lodhur.

Por ja që Albini i mposhti fuqishëm!

Me gjithë kombinimet, strategjitë dhe aleancat e fshehta, përfundimi ishte një: K.O politik.

Tani shtrohet pyetja: A e ka kuptuar LDK-ja se me gazetarët "hibride" të PDK-së e AAK-së nuk mund të fitojë?

Nëse kryetari i LDK-së me të vërtetë merr përgjegjësi, siç po deklaron le të jep dorëheqje, le të kërkojë zgjedhje të reja brenda partisë!

Përndryshe deklaron: 'marr përgjegjësi' dhe e mban postin e Kryetarit kjo duket që është mashtrim sa për të vazhduar shembjen e LDK-së me tutje.

Le të zgjidhet dikush që vërtet është rugovist, dikush që ka kontribuar për këtë parti, e jo ndonjë që mban foton e Rugovës në zyrë për dekor, por mendjen e ka diku tjetër.

Sepse, ta themi troç, fryma rugoviane nuk e duron që partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova e Fehmi Agani ta drejtojnë komunistët e bijtë e komunistëve!

Kjo do të ishte sikur të merrte ujku rolin e bariut – e dimë si përfundon ajo punë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat