Smajljaj tregon opsionet e mundshme për formimin e qeverisë

Aktuale

Smajljaj tregon opsionet e mundshme për formimin e qeverisë

Më: 8 mars 2025 Në ora: 00:10
Profesori Avdi Smajljaj

Profesori Avdi Smajljaj vlerëson se të gjitha opsionet për formimin e qeverisë së re janë të hapura përfshirë atë me Vetëvendosjen si parti fituese me ndonjë nga paritë opozitare, por edhe një qeveri të opozitës.

Ai ka thënë se më e rëndësishmja është se çfarë marrëveshje për qeverisje do të arrihet.

Smajljaj ka thënë se një opsion për formimin e qeverisë është i VV-së me pakicat dhe deputetët e Nismës. Opsioni tjetër sipas tij është, një koalicion i VV-së me LDK-në, PDK-në apo AAK-në.

Tjetër mundësi bashkëpunimi sipas tij mund të ndodhë ai i partive opozitare, nëse VV-ja nuk arrin ta formojë qeverinë.

“Fillimisht mund ta bëjë një qeveri të pakicave, Vetëvendosje me partitë e minoriteteve, nëse shkojnë edhe deputetët e Nismës. Mundësia tjetër është që VV ta bëjë koalicionin me  LDK-në ose PDK-në,ose AAK.. Në rast se partia e parë nuk ja del që ta formojë qeverinë, partitë opozitare pasi që të shpenzohet mandati i nevojshëm për  partinë e parë mund të përpiqen që ta bëjnë qeverinë”, ka thënë Smajljaj në Tëvë1.

Por, sipas tij asnjë nga këto koalicione nuk siguron stabilitet dhe zgjedhjen e presidentit të vendit nëse nuk ka marrëveshje.

Paralajmërimi i kryetarit të LDK-së për një mbledhje të kryesisë të hënën, sipas tij, mund të jetë mundësia që të diskutohet edhe për ndonjë koalicion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat