Çka thotë Kurti për konsultimet për formimin e qeverisë së re?

Aktuale

Çka thotë Kurti për konsultimet për formimin e qeverisë së re?

Më: 10 mars 2025 Në ora: 12:20
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sërish ka refuzuar të flas për konsultimet për formimin e qeverisë së re.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila në koalicion me Guxo dhe Alternativa ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, përsëriti qëndrimin e tij se po presin certifikimin e rezultateve fillimisht, e më pastaj diskutimet për formimin e qeverisë së re.

Lidhur me këtë, Kurti u pyet të hënën pasi mori pjesë në aktivitetin e Agjencisë për Barazi Gjinore, në shënim të 8 marsit - Ditës Ndërkombëtarë të Gruas.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara në platformën elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike të Kosovës, dhe e katërta sipas votave, është radhitur koalicioni AAK-Nisma. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat