Momenti kur Thaçi largohet nga QKUK-ja

Aktuale

Momenti kur Thaçi largohet nga QKUK-ja

Më: 13 mars 2025 Në ora: 14:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Ish-presidenti Hashim Thaçi është larguar nga QKUK-ja, ku ishte për vizitë te babai i tij i cili nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara Michael Doyle, tha se vizita u lejua për arsye humanitare.

“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babanë e tij.

I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat