Vdekja e Haxhi Thaçit, Haradinaj ngushëllon familjen Thaçi

Aktuale

Vdekja e Haxhi Thaçit, Haradinaj ngushëllon familjen Thaçi

Më: 17 mars 2025 Në ora: 08:41
Ramush Haradinaj dhe Haxhi Thaçi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit është një humbje e madhe për familjen Thaçi dhe për të gjithë ata që e njohën. Baca Haxhi e jetoi një jetë me sfida dhe sakrifica, duke lënë pas një histori të denjë për respekt. Kjo humbje bëhet edhe më e rëndë për familjen, e cila po përballet jo vetëm me dhimbjen e ndarjes nga i dashuri i tyre, por edhe me mungesën e Hashimit, i cili bashkë me bashkëluftëtarët po mbron luftën e shenjtë të UÇK-së në Hagë,” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka shprehur mbështetjen e tij për ish-presidentin dhe familjen e tij në këtë moment të vështirë.

“Jam pranë mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hashimit dhe gjithë familjes Thaçi në këto ditë dhimbjeje. Zoti ju forcoftë!” ka përfunduar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat