Dyshimet për keqpërdorim të parave, BIK mban sot konferencë për media

Aktuale

Dyshimet për keqpërdorim të parave, BIK mban sot konferencë për media

Më: 23 mars 2025 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Pas dyshimeve për keqpërdorime e qindra mijëra eurove të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, BIK ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet sot me fillim nga ora 11:00.

Ajo mbahet në zyret e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë.

“Për hir të njoftimit të besimtarëve, që nga Bashkësia Islame nuk ka asnjë keqpërdorim por luftim të veprimeve të kundërligjshme, përmes kësaj Thirrje për Media nga KBI dëshirojmë të adresojmë publikisht disa lajme, njoftime, keqpërdorim te Besimit, lajthitje dhe keqinformime që kanë dalë nga ish-arkëtari i BR”, njofton BIK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat