Diskutim në Sarajevë për zgjerimin e BE-së

Aktuale

Diskutim në Sarajevë për zgjerimin e BE-së

Më: 23 mars 2025 Në ora: 10:50
Diskutim në Sarajevë për zgjerimin e BE-së

Bernard Nikaj nga PDK ka qenë këtë fundjavë në Sarajevë, ku me ftesë nga Instituti i Demokratëve Evropianë ka marrë pjesë në panelin me temë “BE-ja dhe Ballkani Perëndimor: status quo apo zgjerim?”.

Nikaj ka thënë se në këtë panel është diskutuar për sfidat dhe mundësitë e zgjerimit të BE-së në kontekstin e ri gjeopolitik, si dhe ndikimin e zhvillimeve në Bruksel dhe Uashington.

“Këtë fundjavë pata kënaqësinë të qëndroj në Sarajevë, me ftesë nga Instituti i Demokratëve Evropianë (EID). Në panelin me temë “BE-ja dhe Ballkani Perëndimor: status quo apo zgjerim?”, diskutuam për sfidat dhe mundësitë e zgjerimit të BE-së në kontekstin e ri gjeopolitik, si dhe ndikimin e zhvillimeve në Bruksel dhe Uashington.

Një bisedë e vlefshme mes përfaqësuesish nga regjioni dhe BE-ja, që konfirmon se Ballkani Perëndimor perkunder sfidave, mbetet pjesë e rëndësishme e debatit evropian", ka shkruar ai në 'Facebook'.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat