Hoxhaj: Albright gjatë gjithë jetës së saj i doli në mbështetje Kosovës

Aktuale

Hoxhaj: Albright gjatë gjithë jetës së saj i doli në mbështetje Kosovës

Më: 23 mars 2025 Në ora: 18:56
Enver Hoxhaj, Madeleine Albright

Iish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, e ka përkujtuar, miken e madhe të Kosovës, ish-sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright, në trevjetorin e vdekjes.

Hoxhaj, në një postim në Facebook, ka shkruar se Albright do të mbetet ndër politikanet më të dashura për ne, që gjatë gjithë jetës së saj, i doli në mbështetje Republikës së Kosovës.

Postimi:

“Sekretarja Madeleine Albright - Gjithnjë do të mbetet ndër politikanet më të dashura për ne, që gjatë gjithë jetës së saj, i doli në mbështetje Republikës së Kosovës dhe të drejtës historike. Populli i Kosovës s'do ta harrojë kurrë!”, shkruan Hoxhaj në Facebook

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat