Ushtarët e KFOR-it stërviten për kontroll të trazirave të turmës

Aktuale

Ushtarët e KFOR-it stërviten për kontroll të trazirave të turmës

Më: 26 mars 2025 Në ora: 10:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtarë letonezë dhe polakë të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje, kanë kryer trajnime për kontrollin e trazirave të turmës.

Trajnimi është realizuar në kampin në Novosellë.

 “Gjatë stërvitjes, ushtarët polakë simuluan një turmë rebelësh që përshkallëzuan tensionet kundër ushtarëve letonezë. Trajnimi ofron skenarë realistë të trazirave në një mjedis të kontrolluar duke i lejuar të dy vendet të mësojnë nga njëri-tjetri”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Sipas KFOR-it, këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm për të garantuar mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat