Haradinaj: LVV për një deputet mundohet ta mbajë peng gjithë procesin e formimit të institucioneve

Aktuale

Haradinaj: LVV për një deputet mundohet ta mbajë peng gjithë procesin e formimit të institucioneve

Më: 27 mars 2025 Në ora: 22:18
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, deklaroi se ka një tendencë për prolongim të procesit të formimit të institucioneve të vendit.

“Është e paqartë tani nëse Vetëvendosja e ka dërguar vendimin në Gjykatën Supreme, në Gjykatën Kushtetuese a ka filluar realisht edhe rrjedhja e afatit prej 30 ditësh, sepse dihet tani që Gjykata Kushtetuese i ka deri ne pesë ditë për të dhënë një verdikt, mirëpo gjithë kjo periudhë është e paprecedentë në skenën politike në Kosovë, ku ende nuk kemi një rezultat te certifikuar të qartë zgjedhor”.

“Shihet që ka një papërgjegjësi, neglizhencë e mosgatishmëri të të gjitha partive politike që të përkthejnë rezultatin zgjedhor, që të përkthejnë vullnetin që ua ka transferuar populli përmes votave, dhe kjo shihet posaçërisht te Lëvizja Vetëvendosje, e cila mundohet që për një deputet ta prolongojë e ta mbajë peng gjithë procesin e fillimit dhe formimit të institucioneve, në një kohë kur Kosova i ka ditët e numëruara që të fillojë punën sa më shpejt me institucionet e reja, që të rigjejë veten në skenën e re, në peizazhin gjeopolitik, ku po ndodhin çdo ditë ndryshime”, deklaroi Haradinaj në emisionin Rubikon.

Tutje ajo shtoi se e thotë për të gjitha partitë që ka neglizhencë, papërgjegjësi dhe mosgatishmëri për të marrë përgjegjësinë, dhe se kjo është për keqardhje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat