Lekaj: Jemi të bindur që Limaj s’ka votë për Kurtin

Aktuale

Lekaj: Jemi të bindur që Limaj s’ka votë për Kurtin

Më: 1 prill 2025 Në ora: 18:08
Pal Lekaj

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka deklaruar se Aleanca është e bindur që Fatmir Limaj nuk do ta ndihmojë formimin e qeverisë Kurti.

Lekaj është shprehur kështu pasi sipas tij dakordim i koalicionit të tyre ka qenë dërgimi i Albin Kurtit në shtëpi.

Ai po ashtu ka thënë se në kontaktet që kanë pasur me Limajn dhe me antarët e Nismës janë dakorduar që prioritet të jetë qeveria e opozitës.

“Jemi të bindur që z.Limaj nuk ka votë për një kryeministër, Kurtin në këtë rast që t’i shktojë prapë dëm vendit, sepse edhe koalicionin që e kemi bërë jemi dakorduar që ta dërgojmë nështëpi Kurtin. Prandaj nuk mendoj që Fatmir Limaj do ta ndihmojë formimin e qeverisë Kurti. Në kontaktet që kemi pas me të por edhe antarët e Nismës jemi dakorduar që prioritet të jetë qeveria e opozitës”, ka thënë ai.

Lekaj më tej ka thënë se nuk beson që ka ndonjë deputet në rradhët e opozitës që shitet për para apo që e shet votën e tij për të krijuar Qeverinë Kurti 3.

“Ajo që po flitet që do të peshkojë ndonjë deputet unë nuk mendoj që në rradhët e opozitës ka ndonjë deputet që shitet për para apo që e shet votën e tij për të krijuar qeverinë Kurti 3. E them këtë me plotë kuptimin e fjalës sepse gjithë opozita katër vite ka reaguar për një keqqeverisje të Kurtit që i ka shkaktuar dëm vendit dhe që ky kryeministër nuk duhet të qëndroj më dhe të krijoj qeveri. Prandaj me çfarë morali mundet një deputet nga opozita që të jap ose ta shes votën për të krijuar një qeveri të keqe që i ka shkaktuar keq vendit”, ka shtuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat