Kurti rithekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Aktuale

Kurti rithekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Më: 2 prill 2025 Në ora: 19:07
Pamje nga takimi

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, potencon rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare, në takimin e përbashkët me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, dhe Dërguaren e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.

Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se u ka shprehur mirënjohjen për kontributin dhe mbështetjen ndaj vendit përgjatë të gjitha etapave të shtetndërtimit.

Postimi:

“Biseduam mes tjerash për progresin demokratik dhe zhvillimin ekonomik që ka njohur vendi ynë gjatë këtij mandati qeverisës dhe objektivat e synimet parësore të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian dhe në Këshillin e Evropës.

Gjithashtu, i urova edhe për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit këtë vit nga ana e Mbretërisë së Bashkuar e për të cilën ofrova bashkëpunimin tonë për ta bërë këtë samit sa më të suksesshëm,” ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat