Ndalet njësia A3 e termocentralit “Kosova A”, KEK-u jep detaje

Aktuale

Ndalet njësia A3 e termocentralit “Kosova A”, KEK-u jep detaje

Më: 8 prill 2025 Në ora: 19:53
Korporata Energjetike e Kosovës

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A3 e termocentralit “Kosova A” do të ndalet nga puna sonte, në orën 23:59, për shkak të problemeve të ndjeshme me humbje të ujit.

Sipas KEK-ut, është e nevojshme që kjo njësi të ndalet deri në verifikimin e plotë të gjendjes, për të parandaluar ndonjë defekt të mundshëm më të madh.

“Në lidhje me këtë, KEK ka njoftuar me kohë Kompaninë e Distribuimit të Energjisë Elektrike dhe ka marrë masa që kapacitetet e njësisë A3 të mos nominohen për ditën e nesërme.

Ekipet tona të ekspertëve janë në gatishmëri për të identifikuar dhe sanuar çdo defekt që mund të jetë shkaktar i këtij problemi, sapo të krijohen kushtet (pas ftohjes së njësisë), për të rikthyer njësinë në funksion në kohë optimale”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat