Presidenca: Mbyllja e UNMIK-ut, kërkesë e kahershme e Osmanit në KS të OKB-së

Aktuale

Presidenca: Mbyllja e UNMIK-ut, kërkesë e kahershme e Osmanit në KS të OKB-së

Më: 9 prill 2025 Në ora: 15:34
Vjosa Osmani

Dje është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Përfaqësuesi i ShBA-së dhe ai i Britanisë së Madhe ndër të tjera thanë se ka ardhur koha që misioni i UNMIK-ut në Kosovë të mbyllet.

Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, tha se kjo ka qenë kërkesë e kahershme e presidentes Vjosa Osmani.

“Kjo ka qenë edhe kërkesë e kahershme e Presidentes Osmani, e përsëritur në adresimet që i ka bërë në Këshillin e Sigurimit”, tha Kupina.

Përfundimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë mbrëmë e kërkoi edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat