Osmani tregon çka u bisedua në takimin me Mbretin e Jordanisë

Aktuale

Osmani tregon çka u bisedua në takimin me Mbretin e Jordanisë

Më: 9 prill 2025 Në ora: 20:12
Foto nga takimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bëri të ditur se javën e kaluar gjatë Procesit të Akabas të mbajtur në Sofje ka takuar mbretin e Jordanisë, Abdullah bin Al Hussein.

Osmani tha se me Mbretin Al Hussein folën për hapat konkret për forcimin e lidhjeve në mes Kosovës dhe Joradnisë.

“Ne trajtuam gjithashtu sfidat urgjente të sigurisë dhe perspektivat e përbashkëta për çështjet globale”, shkroi Osmani.

Tutje, e para e shtetit u shpreh se me Al Husseinin folën edhe për avancimin e bashkëpunimit në mbrojtje, zhvillim ekonomik dhe diplomaci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat