Nesër sërish protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Aktuale

Nesër sërish protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Më: 10 prill 2025 Në ora: 08:28
Parullë

Grupi i aktivistëve, “Asnjë cent më shumë”, që ka për qëllim kundërshtimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike për 15%, ka paralajmëruar sërish protestë për ditën e nesërme, nga ora 12:00, në sheshin Zahir Pajaziti.

Për shkaqet e kësaj rritje, para disa ditësh ka folur drejtori i ZRRE-së, Petrit Pepaj, i cili tha se shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodhur në bursat e energjisë elektrike.

“Po pritet rritje prej 15%.

Shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodh në bursat e energjisë elektrike, shkaktari kryesor, s’ka përshtatje tjera qe kanë ndiku në këtë 15%”, tha Drejtori i ZRrE-së, ndërsa shtoi se do të respektohet çdo pakënaqësi e qytetarëve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat