Presidenti Begaj nderohet me çmimin “Honoris Causa”

Aktuale

Presidenti Begaj nderohet me çmimin “Honoris Causa”

Më: 11 prill 2025 Në ora: 12:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është nderuar sot me çmimin “Honoris Causa” nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan. Ceremonia u zhvillua në ambientet e këtij universiteti, ku presidenti u vlerësua për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Ndërsa, presidenti Begaj u shpreh i nderuar për këtë çmim, dhe tha se nuk mund t’i fsheh emocionet nga ky moment. Tutje Begaj theksoi rëndësinë e Arsimit i cila tha se nuk është e rëndësishme numri i universiteteve, por siç tha ai “që nga këto universitete të dalin ekspertë nga të gjitha lëmitë”, shkruan KosovaPress.

Dje, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është nderuar shpallur “Qytetar nderi” i Gjilanit, për kontributin e dhënë në shpalljen e pavarësisë dhe ndihmën e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai theksoi se Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një të ardhme të përbashkët në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat