Bajrami: LDK nuk e voton kryeparlamentarin

Aktuale

Bajrami: LDK nuk e voton kryeparlamentarin

Më: 15 prill 2025 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Shefja e re e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se partia e saj nuk ka ndryshuar qëndrim dhe nuk do të votojë për propozimin e LVV-së për kryeparlamentarin.

“Nëse kanë propozim për emrin e kryeparlamentarit, duhet t’i kenë edhe votat për të”, tha ajo për gazetarët në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca konstituive ende nuk ka filluar.

Në sallë janë të pranishëm deputetët e LDK-së, PDK-së, AAK-së, Listës Serbe dhe komuniteteve të tjera joshumicë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat