Sot nga ora 11:00 Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën për konstituimin e Kuvendit.
Aktualisht Kuvendi është në pauzën e dytë 15 minutëshe pasi pak më parë nuk kaloi raporti i komisionit të përkohshëm parlamentar për verifikimin e mandateve.
Për formimin e një qeverie kërkohen votat e të paktën 61 deputetëve nga gjithsej 120 në Kuvendin e Kosovës. Radio Evropa e Lirë ka publikuar një grafikë ku tregon se sa vota i kishin siguruar qeveritë e kaluara.
Që nga viti 2008, më së shumti vota në Kuvend ka siguruar qeveria e parë e udhëhequr nga Hashim Thaçi, e votuar më 8 janar 2008.
Numrin minimal të nevojshëm të votave, 61 sosh, kanë marrë Qeveria Haradinaj në shtator të vitit 2017 dhe qeveria Hoti në qershor të 2020.
Qeveria Kurti 2 në vitin 2021 kishte marrë 67 vota.