Drenori tregon dy skenarët e mundshëm për seancën e nesërme

Aktuale

Drenori tregon dy skenarët e mundshëm për seancën e nesërme

Më: 16 prill 2025 Në ora: 19:05
Xhavit Drenori

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se seanca konstituive e radhës mbahet nesër në ora 12:00.

Lidhur me këtë, komentatori politik, Xhavit Drenori ka thënë se nesër mund të ketë bllokadë të sërishme ose mund të gjenden 61 deputet për votimin e komisionit.

“Janë dy skenarë, skenari i parë të përsëritet ajo çka ndodhi dje dhe me intervenu prapë Presidentja dhe rruga e dytë që të gjinden 61 deputetë, sepse unë besojë që disa deputetë që nuk kanë votu herën e kaluar do të votojnë kësaj radhe sepse janë të interesuar që ta marrin mandatin sa më parë.

Skenari i dytë është shumë më i mundshëm sepse me 61 vota mund të kalojë ai komision dhe pastaj e shohim se a janë ato vota edhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Drenori. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat