Deputeti i zgjedhur nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, Fatmir Limaj është deklaruar për gazetarë para vazhdimit të seancës konstituive.
Fatmir Limaj tha se “shpresoj që të bëhet konstituivi i kuvendit”.
Ndërkaq i pyetur nëse ka marrëveshje me LVV-në dhe se a do ta votojë kryetarin e Kuvendit, Limaj nuk u përgjigj.
Deputetët e zgjedhur janë mbledhur edhe sot më 17 prill për të vazhduar seancën konstituive, e cila ishte ndërprerë të martën.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i dërgoi letër presidentes më 16 prill përmes së cilës i kërkoi sugjerime për veprime tutje. Presidentja kujtoi rregulloren e Kuvendit dhe tha se seanca duhet të vazhdojë brenda 48 orësh.