Jakaj: Bllokada institucionale shpërfillje e vullnetit të qytetarëve

Aktuale

Jakaj: Bllokada institucionale shpërfillje e vullnetit të qytetarëve

Më: 17 prill 2025 Në ora: 13:20
Naim Jakaj

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se dështimi për të konstituar Kuvendin, edhe pas vazhdimit të seancës konstituive më 17 prill, përbën një shkelje të qartë të vullnetit qytetar të shprehur përmes votës më 9 shkurt.

“Mosfunksionalizimi i Kuvendit pamundëson formimin e Qeverisë së re, duke ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin institucional dhe në rrjedhën demokratike të shtetit”, theksoi Jakaj për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se qytetarët kanë votuar për ndryshim, përfaqësim të denjë dhe për institucione funksionale.

Sipas tij, çdo vonesë në këtë drejtim përbën shpërfillje të vullnetit të tyre dhe pengesë serioze për zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat