Deputeti goran Adem Hoxha edhe sot është parë i ulur tek Grupi Parlamentar i AAK-së.
E se tashmë është pjesë e këtij grupi parlamentar, për median e ka konfirmuar vet deputeti Hoxha.
“Po, është e saktë, jam në grupin parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, është shprehur deputeti.
Ky 'aderim' i Hoxhës vjen pas mospajtimeve në mes koalicionit NISMA-AAK.