Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se është thirrur sërish takim konsultativ me përfaqësues të partive politike.
Ftesa është bërë nga kryesuesi i seancës parlamentare, Avni Dehari, për në orën 11:30.
Edhe në seancën e fundit është bërë një ftesë e tillë.
Partitë që deri më tani kanë qenë në opozitë kishin dërguar përfaqësuesit e tyre, por kishin kundërshtuar insistimin e Vetëvendosjes se duhet të ketë konsensus.