Haradinaj: Opozita do që procesi i konstituimit të Kuvendit të ecë përpara

Aktuale

Haradinaj: Opozita do që procesi i konstituimit të Kuvendit të ecë përpara

Më: 19 prill 2025 Në ora: 12:17
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se nuk mund të garantojë që partitë që kanë qenë deri më tani në opozitë do të votojnë pro raportit të ri për mandatin e deputetëve.

“Por, ekziston mundësia që opozita ta mbështesë ecjen përpara të procesit. Qëllimi i opozitës është të mos e pengojë ecjen përpara të konsituimit të Kuvendit”, tha Haradinaj.

Raporti i parë për mandatet e deputetëve nuk kishte siguruar vota të mjaftueshme në Kuvend.

Tani është bërë e ditur se do të formohet një komision i ri për verifikimin e mandateve të deputetëve të zgjedhur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat