​Limaj tregon pse abstenoi në votimin për Albulena Haxhiun

Aktuale

​Limaj tregon pse abstenoi në votimin për Albulena Haxhiun

Më: 19 prill 2025 Në ora: 15:34
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj u pyet pse ka abstenuar në votimin për kryeparlamentar, për çka tha se "është e drejtë e tij për të abstenuar".

Ai pas dështimit për herë të tretë të konstituimit të Kuvendit, pas mos zgjedhjes së kryetarit të ri të legjislativit, tha shkurt se pret që shpejt do të procedohet edhe me formimin e institucioneve.

"Unë besoj që shumë shpejt edhe këto pjesët e tjera do të përfundojnë", tha Limaj.

Albulena Haxhiu nuk u zgjodh në dy tentimet e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Seanca e re do të mbahet të hënën, në ora 15:00. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat