Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, sot ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqeta me lule pranë pllakave përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve të fshatrave Hallaqi i Vogël dhe Rufci i Ri.
Me këtë rast, kryetari Ahmeti theksoi se përkulemi me nderim dhe mirënjohje para varrezave të dëshmorëve dhe martirëve, në shenjë respekti për sakrificën e tyre për lirinë e atdheut.
“Ata dhanë gjithçka për lirinë tonë, ne kemi për obligim të nderojmë sakrificën e tyre çdo ditë, me punë, drejtësi dhe përkushtim ndaj Kosovës,” tha kryetari Ahmeti.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit!