Shaip Kamberi: Qeveria e re e Serbisë, vazhdimësi pa ndryshime reale

Aktuale

Shaip Kamberi: Qeveria e re e Serbisë, vazhdimësi pa ndryshime reale

Më: 20 prill 2025 Në ora: 20:06
Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se qeveria e re serbe nuk sjell asnjë ndryshim thelbësor dhe përfaqëson vazhdimësinë e politikave të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Ai ka kritikuar emërimin e Demo Berishës, shqiptar i afërt me pushtetin serb si ministër për të drejtat e njeriut, duke theksuar se ky veprim nuk reflekton interesat e komunitetit shqiptar.

“Emërimi i një kandidati të afërt me pushtetin, pa legjitimitet përfaqësues te shqiptarët në Serbi, tregon se të drejtat e pakicave nuk janë prioritet. Kjo pozitë është më shumë për spektakël politik sesa për të sjellë përfshirje reale”, ka thënë ai.

Lidhur me qasjen e qeverisë së re ndaj Kosovës, Kamberi tha se mungon çdo sinjal për ndryshim dhe se  politika e mohimit të realitetit vazhdon.

“Kjo është një qeveri e vazhdimësisë. Në ekspozenë e mandatari nuk u përmend asnjëherë e drejta e pakicave, liria e shprehjes apo kriza politike, një mesazh shqetësues për të ardhmen”, ka thënë Kamberi.

Shaip Kamberi theksoi se qeveria e re nuk ka vullnet për të adresuar sfidat e vërteta demokratike në Serbi dhe se komuniteti shqiptar vazhdon të mbetet jashtë institucioneve vendimmarrëse, përkundër premtimeve të përsëritura për integrim të barabartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat