Vdekja e Papës – Myftiu Tërnava e kujton takimin me të

Aktuale

Vdekja e Papës – Myftiu Tërnava e kujton takimin me të

Më: 21 prill 2025 Në ora: 17:25
Naim Tërnava, Papa Françesku

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Papa Françeskut në moshën 88-vjeçare.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tërnava thotë se lajmin për ndarjen nga jeta të Papës, e mori me dhembshuri.

Ai ka kujtuar takimin që pati me Papën në nëntor të vitit 2014, takim për të cilin thotë se u zhvillua në një atmosferë të sinqertë mirëkuptimi.

“Me nder dhe respekt kujtoj takimin që pata me Papa Françeskun në nëntor të vitit 2014 – një takim që u zhvillua në një atmosferë të sinqertë mirëkuptimi dhe u shënua nga mesazhe të thella për tolerancë, dialog dhe harmoni ndërfetare.

Ky takim mbetet një kujtim i veçantë dhe një shtysë për të vazhduar rrugën e bashkëpunimit dhe të vlerave të përbashkëta”, ka thënë Tërnava.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat