Pagat e muajit të kaluar për punëtorët e Flotacionit të Kishnicës tashmë janë ekzekutuar.
Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se pagat nuk janë ekzekutuar deri më tani për shkak të problemeve buxhetore dhe përmbarimore.
“Pagat për minatorët e Artanës dhe për personelin e sigurimit janë kryer më herët. Mjetet financiare janë siguruar nga eksporti i realizuar më 18.04.2025 nga njësia në Stan Tërg, dhe janë shfrytëzuar për mbulimin e pagave të njësisë në Kishnicë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, pagat për punëtorët e Flotacionit të Kishnicës janë ekzekutuar në tërësi.
Në mëngjesin e sotëm punëtorët e këtij flotacioni janë hyrë në grevë, ku shkaku ishte mos-ekzekutimi i pagave për muajin mars.
Xhevdet Jonuzi, përfaqësuesi i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës për Telegrafin pati thënë se greva ishte paralajmëruar që nga java e kaluar.
“Po, sot kanë hyrë në grevë minatorët e Flotacionit të Kishnicës. Grevën e kemi paralajmëruar që nga java e kaluar. Arsyeja është mos-realizimi i pagave për muajin e kaluar”, pati thënë ai