Haradinaj me detaje për takimin Kurti-Limaj

Aktuale

Haradinaj me detaje për takimin Kurti-Limaj

Më: 22 prill 2025 Në ora: 21:50
Ramush Haradinaj- Fatmir Limaj

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka folur për takimet ndërmjet deputetit Albin Kurti dhe Fatmir Limajt.

Haradinaj ka thënë në ‘Pressing’ të T7 se Limaj dhe Kurti kanë pasur takime të mëhershme, por takimin më zyrtar e pati në kafiterinë “Boho” pranë objektit të Qeverisë.

“Ai është në komunikim të vazhdueshëm me z. Kurti. Pra, kanë ndodhur disa takime, janë të vërteta, edhe ato para shumë kohe. Takimin më zyrtar e kanë pasur më 4 prill, në Boho, në katin e dytë kanë qëndru gjatë te dytë.

Orën edhe menynë ja u tregojmë. E kemi ditë atë ditë, sa ka ndodhë ngjarja”, ka deklaruar ndër të tjera Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat