Hasani-PDK: Të gjithë të mirëpritur për kryeparlamentar, përpos Gërvallës dhe Haxhiut

Aktuale

Hasani-PDK: Të gjithë të mirëpritur për kryeparlamentar, përpos Gërvallës dhe Haxhiut

Më: 23 prill 2025 Në ora: 10:09
Nait Hasani

Deputeti i PDK, Nait Hasani, tha se përveç Donika Gërvallës dhe Albulena Haxhiut, të gjithë kandidatët e tjerë për kryetar të Kuvendit janë të mirëpritur nga PDK-ja.

“Ajo nuk i ka votat e partisë së vet së pari, andaj nuk kemi nevojë ta votojmë ne. Le ta votojnë ata vetë një herë.

Ne do të votojmë kryeterin që është konstruktiv, bashkëpunues, mirëkuptues dhe nder i Kuvendit.

Përveç Donika Gërvallës dhe  Albulena Haxhiut të gjithë të tjerët janë të mirëpritur”, tha Hasani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat