Sorensen deklarohet pas vizitës në Kosovë

Aktuale

Sorensen deklarohet pas vizitës në Kosovë

Më: 24 prill 2025 Në ora: 12:54
Peter Sorensen

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen sot ka qëndruar për një vizitë të shkurtër në Prishtinë.

Ai është takuar me kreun e ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimin.

Sorensen ka deklaruar se vizita të tilla do të ketë edhe në të ardhmen.

Emisari ka treguar tutje që do të udhëton për në Beograd dhe më pas në Bruksel.

“Si i ngarkuar në këtë detyrë erdha për vizitë në Prishtinë për t’i vazhduar takimet. Këso vizita do të ketë edhe në të ardhmen. Është krejtësisht normale. Pas Prishtinës do të udhëtojë për në Beograd dhe me pastaj ne Bruksel”, ka deklaruar Sorensen.

Sorensen po e viziton Kosovën për herë të dytë prej se e mori detyrën në fillim të shkurtit, për t’u takuar me zyrtarë të lartë të vendit.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë në mars, Sorensen fillimisht u takua me Osmanin dhe më pas me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat