​Krasniqi: PDK me qëndrim të njëjtë

Aktuale

​Krasniqi: PDK me qëndrim të njëjtë

Më: 25 prill 2025 Në ora: 10:31
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në vazhdimin e seancës së sotme konstituive do të veprojnë njëjtë.

Kjo duke votuar kundër propozimit të LVV-së për kryetare të Kuvendit.

Derisa ka hyrë në sallën plenare, ai është pyetur nga mediat sesi do të veprojnë, lideri opozitar tha se qëndrimi i tyre vazhdon të jetë i njëjtë.

Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit por e njëjta ka dështuar tri herë të marrë votat e nevojshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat