“Brenda dhjetë ditësh do të konstituohet Kuvendi”

Aktuale

“Brenda dhjetë ditësh do të konstituohet Kuvendi”

Më: 29 prill 2025 Në ora: 21:55
Kuvendi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është shprehur i bindur se brenda dhjetë ditësh do të ketë zhbllokim të situatës aktuale politike të Kosovës.

Sipas Bajqinovcit, propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu shumë shpejt do të votohet për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka shtuar se beson që momentalisht është duke u diskutuar për modalitetet e marrëveshjeve për koalicionin qeverisës.

“Ne kemi diskutime me Nismën dhe me partitë minoritare edhe unë besoj që hapi i rradhës them gjithmonë pas konstituimit të Kuvendit unë besoj shumë që nuk do të shkoj larg dhe do ta kemi të votuar kryetarin e Kuvendit në këtë rast Albulena Haxhiunh pra nuk do të shkojë i bindur jam as dhjetë ditë dhe do të kemi një zhbllokim dhe unë besoj që është duke u diskutuar për modalitetet e marrëveshjeve për koalicionin qeverisës Nuk besoj që do të kemi bllokadë të gjatë”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat