Dalin pamjet: Përfundon me sukses eksplodimi i predhës në Kaçanik

Aktuale

Dalin pamjet: Përfundon me sukses eksplodimi i predhës në Kaçanik

Më: 2 maj 2025 Në ora: 13:05
Foto nga vendngjarja

Ka përfunduar me sukses deminimi i një predhes në Kaçanik.

”Më datë 02.05.2025, në ora 12:35 në fshatin Stagovë të Kaçanikut, në lagjen “Teneqja”, është realizuar me sukses eksplodimi i kontrolluar i një predhe të dyshuar si e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore.

Operacioni është kryer nga njësitë e KFOR-it, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, stacioni në Kaçanik.

Për sigurinë e qytetarëve, ishte vendosur një perimetër sigurie prej 1000 metrash përreth vendit të ngjarjes.

Operacioni ka përfunduar dhe deri në këto momente nuk raportohet për ndonjë  incident apo rrezik për banorët”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat