Izmaku pas dështimit të seancës: Po tentohet të normalizohet një anomali

Aktuale

Izmaku pas dështimit të seancës: Po tentohet të normalizohet një anomali

Më: 3 maj 2025 Në ora: 11:15
Xhevahire Izmaku

Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, ka reaguar pas dështimit të seancës për konstituimin e institucioneve, duke e cilësuar situatën si vazhdimësi të anomalive që po tentohet të shndërrohen në standard të ri.

Sipas saj, mënyra e ngritjes së pyetjes për votim ishte e paligjshme, gjë që u reflektua edhe në reagimin e deputetëve.

Ajo u bëri thirrje partive që të pranojnë realitetin dhe të punojnë për krijimin e shumicës, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën.

“Është një vazhdimësi e anomalive që po tentohet të shndërrohet në një standard të ri. Pyetja është shtruar në mënyrë të paligjshme, dhe kjo u pa edhe nga reagimi i deputetëve gjatë votimit. Shpresojmë të shohim një përpjekje më të madhe nga partia e parë për të pranuar realitetin dhe për të krijuar mazhorancën, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën,” ka deklaruar Izmaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat