Berisha thotë se do ta votonte Fitore Pacollin

Aktuale

Berisha thotë se do ta votonte Fitore Pacollin

Më: 5 maj 2025 Në ora: 10:03
Bekë Berisha

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha deklaroi edhe një herë se do të ishte pro Fitore Pacollit për kryeparlamentare.

Para fillimit të seancës, përpjekje kjo e njëmbëdhjetë për konstitutim të kuvendit, ai foli shkurt para mediave.

Berisha: Fitore Pacollin e kisha votuar edhe përkundër problemeve me hajni e subvencione

“Fitore Pacollin e kisha votuar, edhe përkundër atyre problemeve me megja e me hajni e asi subvencione”, deklaroi Berisha.

Për herë të njëmbëdhjetë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të arrijnë në objektin e legjislativit për të vazhduar seancën konstituive, e cila ka nisur që nga 15 prilli. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat