Hodaj për ftesën e Kurtit ndaj Abdixhikut: Më mirë vonë se hiç!

Aktuale

Hodaj për ftesën e Kurtit ndaj Abdixhikut: Më mirë vonë se hiç!

Më: 5 maj 2025 Në ora: 19:08
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë ditës së sotme i dërgoi ftesë zyrtare për koalicion kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

Ky veprim sipas avokatit, Taulant Hodaj ndonse i vonë është i mirëpritur.

“Më mirë është vonë se sa hiç. Pajtohem se janë veprime normale në një demokraci të shëndosh.Është një çasje më ndryshe që e pasqyron realitetin, pas VV-ja dhe shumica prej neve kemi menduar se ata i bëjnë votat”, tha ai.

Ndryshe, këtë të hënë dështoi edhe tentativa e njëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat