Gjenden eshtra pranë Pendës së Livoqit

Aktuale

Gjenden eshtra pranë Pendës së Livoqit

Më: 6 maj 2025 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Policia e Kosovës (PK) përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë punimeve afër pendës së Livoqit janë gjetur disa eshtra.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të hënën.

“Gjilan / 05.05.2025 – 17:44. Raportohet se gjatë punimeve afër pendës (digës) së një liqeni janë gjetur disa eshtra.

Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat