​Kjo është letra që Abdixhiku i shkroi Kurtit

Aktuale

​Kjo është letra që Abdixhiku i shkroi Kurtit

Më: 6 maj 2025 Në ora: 16:44
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i ka kthyer përgjigje letrës së liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka shkruar Kurtit se në qeverisjen e tij vendi ka stagnuar në të gjitha fushat.

Abdixhiku me anë të letrës i ka propozuar nisjen e një procesi të ri politik.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ne zgjedhjet e përgjithshme te 9 shkurtit ka garuar me një program të qartë dhe me qëndrime të qarta sa i takon bashkëpunimit politik.

LDK-ja, për mungesë besimi dhe duke pasur parasysh stagnimin 4-vjeçar të vendit nën udhëheqjen tuaj, rrezikimin e aleancave strategjike, të sigurisë nacionale, rrezikimin serioz të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, atakimin e institucioneve të pavarura kushtetuese, mosrespektimin e vendimeve të këtyre institucioneve, mbi te gjitha polarizimin e thellë shoqëror, e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me ju”, thuhet ndër të tjera në letrën e LDK-së. 

Image
Letra
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat