​Nipi i Ilir Konushevcit: Ta mbash emrin e tij është përgjegjësi e madhe

Aktuale

​Nipi i Ilir Konushevcit: Ta mbash emrin e tij është përgjegjësi e madhe

Më: 9 maj 2025 Në ora: 13:09
Ilir Konushevci

Të mbash emrin e heroit Ilir Konushevci nuk është vetëm privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe. Kështu thotë nipi i dëshmorit të rënë heroikisht njëzetë e shtatë vjet më parë, Ilir Konushevci, i cili mbanë emrin e agjës së tij.

Pas homazheve të bëra në varrezat e Velanisë në kryeqytet, ku prehen eshtrat e heroit ilir Konushevci, nipi i tij nën emocione shprehet se çdo vepër e agjës së tij duhet të nderohet nga të gjithë.

Konushevci thotë se do ta bëjë më të mirën siç shprehet ai “për t’i dalur hak” sakrificës së heroit, Ilir Konushevci.

Konushevci: Ta mbash emrin e Ilir Konushevcit është edhe përgjegjësi

"Ta mbash emrin e Ilir Konushevcit nuk është vetëm privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe, jo vetëm ndaj meje por edhe ndaj vetë heroit legjendar, agjës tim. Jo vetëm njeri i familjes time, por njeri më shumë i popullit shqiptar, i Kosovës. Çdo vepër e tij duhet të nderohet jo vetëm nga ne, por nga të gjithë populli, për shkak se ai ka jep gjakun për të gjithë ne. Unë jam i emocionuar çdo vit e më shumë. nuk e di a mund t’i dalim hakut sakrificave të tij. do të përpiqemi ta bëjmë më të mirën", tha Konushevci.

Sot u bënë njërez e shtatë vjet nga vrasja e njërit ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe njërit ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në, Ilir Konushevci.

Kur në Kosovë zhvilloheshin ofensiva të ashpra dhe të cilat paralajmëronin një luftë frontale, atëherë kur pritej dhe kërkohej më së tepërmi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si çdo herë detyrën e tij me përkushtimin më të madh, Konushevci u vra në mëngjesin e hershëm të datës nëntë maj 1998, atje ku më së paku pritej, në një pritë të organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb, së bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim.

Vrasja e Ilirit shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe shtabin e saj qendror.

Ilir Konushevci në radhët e UÇK-së shkroi rreshta të pashlyer në historinë tonë kombëtare, ishte ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe është njëri ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-n.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat