Nesër edhe një përpjekje për konstituimin e Kuvendit

Aktuale

Nesër edhe një përpjekje për konstituimin e Kuvendit

Më: 12 maj 2025 Në ora: 16:26
Kuvendi i Kosovës

Nesër me fillim nga ora 10:00 do të mbahet vazhdimi i radhës i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do ta bëjnë edhe një përpjekje për ta votuar Albulena Haxhiun në krye të Kuvendit.

Edhe në seancën e kaluar, që u mbajt të dielën dështoi formimi i Komisionit për votimin e fshehtë, ku partitë që ishin në opozitë në legjislaturën e kaluar nuk dërguan përfaqësuesit e tyre në këtë komision, duke kundërshtuar kështu fuqishëm këtë formë votimi, tashmë për të pestën herë.

Derisa, PDK, LDK e AAK po ashtu po e kundërshtojnë në vazhdimësi emrin e Albulena Haxhiut, tashmë për herën e gjashtë.

Nesër mbetet të shihet nëse do të del “tym i bardhë” nga Kuvendi, duke arritur kështu përfundimisht të pëmbyllet kjo sagë.

Me këtë, për ta tejkaluar “ngërçin” politik, presidentja Vjosa Osmani, ka thirrur takim konsultativ me liderët e partive politike.

Ky takim pritet të mbahet më 15 maj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat