​Protesta e veteranëve me tym, Gucati: Është anuluar konferenca e Trendafiloves

Aktuale

​Protesta e veteranëve me tym, Gucati: Është anuluar konferenca e Trendafiloves

Më: 13 maj 2025 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Kryetari i Organizatës së veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati i ka bërë thirrje mediave që të mos marrin pjesë në konferencën e Trendafiloves.

Ai tha se tymi i zi është hedhur për shkak se është ditë zie për ata.

"Kjo sa herë vjen në Kosovë, vjen për një të keqe. Sot vjen Trendafilova vjen në Kosovë mban konferencë, ku ne ende kemi të pagjetur", tha Gucati.

Gucati tha se sipas informacioneve takimi është anuluar dhe Trendafilova nuk do ta mbajë konferencën për media.

Sipas tij, qëllimi i protestës është arritur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat