Përgatitjet për Haxh, BIK del me njoftim për nisjet e para

Aktuale

Përgatitjet për Haxh, BIK del me njoftim për nisjet e para

Më: 15 maj 2025 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Bashkësia Islame e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku është diskutuar për raportin e aktiviteteve të realizuara gjatë muajit Ramazan 2025 në Kosovë dhe në mërgatë, si dhe për parapërgatitjet e Haxhit 2025.

Në njoftimin e BIK thuhet se besimtarët e parë nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë më 24 maj.

“Kujtojmë se Bashkësia Islame e Kosovës ka kryer të gjitha përgatitjet e duhura për Haxhin 2025 dhe për nisjen e haxhilerëve drejt vendeve të shenjta.

Me lejen e Zotit, besimtarët e parë nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë më 24 maj 2025”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat